Në kërkim për atentatin ndaj dy vëllezërve Doçi, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

29 Nëntor 2022 | 10:35

Policia e Tiranës ka arrestuar Besmir Përkolën, i cili lëviste në rrugën “Frang Bardhi” në kryqytet me një armë zjarri pistoletë.

Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Pas verifikimeve të kryera, 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në mars 2021 në Shkodër ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Marjan dhe Hot Doçi (vëllezër).

Në mars 2021 janë arrestuar edhe dy vëllezërit, pasi janë konfliktuar me të riun.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026