Masat kufizuese në Evropë, mjeku Ramadan Jashari: Të justifikueshme pas rritjes së të infektuarve

13 Tetor 2020 | 20:41

Mjeku kardiokirurg Ramadan Jashari, i cili jeton dhe punon në Belgjikë, tregoi në Euronews Tonight situatën që po kalon Evropa për sa i përket koronavirusit.

Gazetari Eno Muja e pyeti mjekun Jashari a janë të nevojshme masat e marra së fundmi nga autoritetet dhe Jashari u përgjigj se “janë më se të arsyeshme duke parë rritjen e vazhdueshme të rasteve në disa zona”.

“Njerëzit që kanë përditshmëri qëndrimin në bare dhe kafene deri në orët e para të mëngjesit është katastrofë vendimi për kufizimin dhe mbylljen e tyre pas orës 11, pasi nuk janë të mësuar të jetojnë me këtë lloj përditshmërie që kërkohet,” – u shpreh mjeku Jashari.

Eksperti i shëndetësisë tregoi se ka mjaft grupe që pajtohen me kufizimet e vendosura, ndërsa të tjerë janë kundër tyre.

Jashari e justifikoi rritjen e numrit të të infektuarve me rihapjen e shkollave dhe kthimin e qytetarëve pas sezoneve turistike jashtë.

I pyetur se çfarë mendonte ai rreth efektivitetit të mbajtjes së maskave në mjediset e hapura, masë kjo e parashikuar tashmë edhe në Shqipëri pas datës 15 tetor, mjeku Jashari u shpreh se përveç spërklave, virusi mund të përhapet edhe pas kontakteve në mjedise të ndryshme dhe kjo nuk kërkon vetëm maskën.

“Përdorimi i maskave është një masë që disa e përkrahin, disa jo, mirëpo edhe në mjedise të jashtme ka mundësi që njerëzit të takohen me njerëz të tjerë të infektuar dhe ka mundësi që të përhapet sëmundja. Përdorimi i maskave në mjedise ku ka shumë njerëz në mjedise të hapura pra, mendoj se mund ta kufizojë përhapjen,” – u shpreh mjeku Jashari.

Për sa i përket mutacionit të mundshëm të koronavirusit, Jashari tregoi se nuk bëhet fjalë për vetëm një virus, por për një familje koronavirusesh, disa prej tyre të njohura viteve më parë si virusi SARS, por deri më sot ai theksoi se “nuk kemi fakte të qarta për ndonjë mutacion”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026