Masat pas vrasjes në Gramsh, orë sensibilizuese në shkollat e gjithë vendit

17 Maj 2023 | 14:30

Pas ngjarjes së ndodhur dje në Gramsh ku një adoleshent u vra më thikë nga bashkëmoshatarët, në shkollat e vendit janë zhvilluar orë informimi me oficerët e sigurisë, ku u është kërkuar nxënësve të raportojnë çdo problem.

Në gjimnazet e vendit, që prej vitit 2018, janë vënë oficerë sigurie, për të pasur në vëzhgim nxënësit, si dhe të parandaluar çdo konflikt dhe përplasje që mund të kenë të rinjtë.

“Roli është të kontribojë si parim i parë në sigurinë e nxënësve, të komunitetit të shkollës. Roli jonë është të parandalojmë konfliktet , të jemi aty në cdo situatë grindje, bullizmi që mund të çojë në përmasa të mëdha”- thotë Xhesika Gërmi.

Janë 220 oficerë sigurie në shkollat e sistemit para-universitar. Prej disa kohësh janë vendosur këto punonjës edhe në shkollat 9-vjeçare, ku numri i nxënësve shkon mbi 700.

“Për të qenë oficer sigurie, duhet të kesh mbaruar studimet në fusha sociale dhe juridike, këto janë dy kritere si dhe një master. Kalon disa etapa, derisa të marrë emërimin, konkurimi si dhe një intervistë në ambientet e akademisë së sigurisë si dhe janë trajnuar prej një muaji”- shtoi më tej ajo.

Ngjarja e ditën e djeshme në Gramsh ndodhi shumë larg ambienteve të shkollës, megjithatë oficerët e sigurisë, kanë shtuar vëmendjen ndaj nxënësve.

Sot në të gjithë shkollat e vendit, është mbajtur një orë sensibilizimi, duke u bërë edhe njëherë thirrje nxënësve, që të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo konflikt që mund të kenë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026