Masat për energjinë, Teliti: Preket shtresa e mesme, ka abuzime në institucione
Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti, i ka konsideruar qesharake masat e qeverisë për të ndërmarra pak ditë më parë për kursimin e energjisë elektrike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Teliti theksoi se këto çmime të vendosura nga qeveria, godasin shtresën e mesme.
“Unë nuk e shoh planin e qeverisë si një plan kursimi. Është diçka qesharake. Ky çmim do të prekë shtresën e mesme. Përsa i përket 6% të ministres që preket vetëm 6% e konsumatorit shqiptarë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo duhet të ishte lëvizja e fundit që duhej të bënte qeveria.”- nënvizoi Teliti.
Teliti tha se qeveria përpara se të merrte masa të tilla, fillimisht duhet të mbyllte abuzimet që janë bërë në institucionet e energjisë.
Tre korporatat e energjisë, janë në ambiente luksoze që I kanë bërë me tendera, të tërë ecin me makina luksoze të blera me buxhetin e këtyre korporatav. Duhet të mbylleshin të gjitha rrjedhjet dhe abuzimet në këto institucionet dhe më pas të merreshin këto masa. “- theksoi Teliti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta