Masat për pushimet, Blendi Klosi: Protokolli ka një dakordësi në nivelin 95% të tij

6 Maj 2020 | 17:16

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi tha në “Ilva Now” se protokolli i paraqitur për rregullat e pushimeve është pranuar nga 95 për qind e operatorëve turistikë, ndërsa shtoi se ka disa elementë që pritet të ndryshohen.

“Është një proces që ministria e ndjek shpesh, pra materiali është shpërndarë për mendim, por siç e thatë edhe ju gjithë ideja e këtij manuali, është që turizmin ta kemi jo vetëm një mjet kënaqësie, por ta kemi edhe industri. Për të pasur një manual të suksesshëm, manuali ka ardhur si kërkesë e operatorëve turistikë. Një ndër kërkesat e tyre ka qenë se kush janë rregullat se si do të veprojnë. Për sa kohë nuk do të zhduket virusi, për aq kohë duhen masat për të dhënë garanci. Në kushtet jonormale ka nevojë për veprime që dalin nga realiteti”, tha ai.

Ai theksoi se ky draft dhe ky protokoll masash është hartuar për kushtet në të cilat jemi, por nëse situata do të ndryshojë, Klosi tha se masat do të lehtësohen.

“Është i kuptueshëm reagimi i tyre. Kanë filluar debatet dhe është krejt normal dhe për këtë arsye është shpërndarë për të marrë mendime për draftet. Besoj se kemi një dakordësi zyrtare të ardhur nga operatorët, që manuali 95 % e tij është pozitiv, por ka elementë që do t’i diskutojmë me ta. Manuali është për këto kushte për të cilat flasim, në rast se do të kemi lehtësim të situatës do të kemi edhe masa me të lehtësuara”, shtoi Klosi.

Lexoni gjithashtu:

Blendi Klosi tregon datën për nisjen e sezonit turistik dhe hapjen e kufijve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021