EMRAT/ Mashtrim, drogë dhe armëmbajtje pa leje! Ekstradohen 3 persona nga Danimarka, Franca dhe Italia

16 Shkurt 2026 | 11:15

Tre persona janë ekstraduar këtë të hënë në Shqipëri nga Danimarka, Franca dhe Italia. Sipas njoftimit të policisë këta persona janë dënuar nga autoritetet shqiptare për vepra të ndryshme.

Nga Danimarkau ekstradua Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me burg për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

Ai rezulton i dënuar edhe nga Gjykata e Kristiansand me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. 

Nga Franca u ekstradua Christopher Rudoviç. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Nga Italia u ekstradua Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me burg për veprën penale “Mashtrimi”.  Ai i ka marrë një shumë parash një personi duke e mashtruar se do ta ndihmonte për të shkuar në Itali, në mënyrë të paligjshme.  

“Policia e Shtetit/ Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The  Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar. 

-U ekstradua nga Danimarka, shtetasi D. M. alias D. Ç. alias O. C., 28 vjeç, i lindur në Elbasan.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

Shtetasi D. M. ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. 

Mbi bazën e materialeve të dërguara nga autoritetet norvegjeze dhe nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kanë rezultuar pasuri (prona) të pajustifikuara në emër të tij dhe të familjarëve së tij.

-U ekstradua nga Franca, shtetasi Ch. R., 25 vjeç, i lindur në SHBA. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 05.11.2024, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Në muajin qershor 2024, në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit me skaner, në valixhet e këtij shtetasi janë gjetur 2 armë të ftohta (thika metalike). 

U ekstradua nga Italia, shtetasi G. M. alias G. H., 39 vjeç, i lindur në Berat.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 13.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas akuzohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit Gj. K., duke e mashtruar se do ta ndihmonte për të shkuar në Itali, në mënyrë të paligjshme.  Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026