Mashtrim mbi 1.5 milion euro, katër të arrestuar në Prishtinë

24 Shkurt 2026 | 13:00

Katër persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të mashtrimit, njoftoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndërkaq, pas ndalimit prej 48 orësh, gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e paraburgimit prej një muaji.

M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. dyshohet se i kanë shkaktuar dëm material palës së dëmtuar, H.M. në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh, për shkak të shitjes së një prone me dokumente të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë, dy nga të arrestuarit dyshohen edhe për vepra të tjera penale, përkatësisht M.M. për falsifikim të dokumenteve dhe D.R. për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rremë.

“Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 1.578.180,00 euro”, u tha në njoftim.

Prokuroria tha se ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi dyshohet se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme.

Po ashtu është kërkuar nga gjykata që të lëshojë urdhër ndalues për këto parcela deri në përfundim të procesit penale.

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, për veprën penale mashtrimi, parashihet dënim nga tre deri në dhjetë vjet burgim, varësisht nga rrethanat e veprës dhe vlerës së dëmit. Ndërkaq, për falsifikim të një dokumenti zyrtar apo publik parashihen dënime me gjobë dhe me burgim deri në tetë vjet, po aq sa për veprën e legalizimit të përmbajtjes së rreme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026