Mashtrimi me kriptomonedhat, gjykata lë në burg 12 nga 20 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi 12 nga 20 masat e sigurisë në kuadër të një operacioni policor kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha duke vijuar për ta arresti në burg.
Ndërkohë për 6 të tjerë masa është ndryshuar nga arrest në burg në detyrim paraqitje, dhe për dy është vendosur masa arrest shtëpie.
Arrest në burg:
- Pirro Verdhi
- Valentino Leka
- Ridvan Nuhiji
- Nexhmedin Sali
- Muhamed Saraçi
- Evis Sopi
- Frederik Sinanaj
- Tedi Agastra
- Armando Gjoçi
- Genci Sula
- Dorian Dodaj
- Denard Dani
Detyrim paraqitje:
- Arlin Kajo
- Aldi Ruli
- Riduan Bajrami
- Spartak Gjoçi
- Arbëror Agastra
- Jonid Lazaj
Arrest shtëpie:
- Aurora Bregu
- Lidra Leka
Policia ekzekutoi të hënën 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre sipas organit hetues në mënyrë të paligjshme.
Ndërsa personat e tjerë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha. Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit