Matarella viziton Shqipërinë: Italia do jetë në krahun tuaj në procesin e integrimit

8 Shtator 2022 | 17:41

Këtë të enjte presidenti i Italisë, Sergio Matarrlla vizitoi Shqipërinë, ku zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në vend. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij shqiptar, Matarella, përsëriti edhe njëherë mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

“E ardhmja e Shqipërisë është në Europë dhe pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi i kontinentit do të jetë i paplotë. Kjo është pjesë thelbësore e projektit të integrimit të të gjithë kontinentit dhe ajo që ndodhi më 19 korrik, thekson edhe njëherë rëndësinë e këtij synimi. Shqipëria është Shqipëria është një pik kyç në rajon jo vetëm sa i përket projekteve në planin bilateral por dhe atë kombëtar. Pata rastin t’i shpreh presidentit Begaj dhe delegacionit të tij se Italia do të jetë në krahë të Shqipërisë në rrugëtimin e saj të mëtejshëm në anëtarësimin e plotë të saj” – tha Sergio Matarella.

Ndërsa presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij e vuri theksin në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona.

“Mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian dhe vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane në vendin tonë. Komisioni i parë i përbashkët ekonomik i zhvilluar në Romë vitin e kaluara është një instrument i rëndësishëm në identifikimin e fushave me interes të ndërsjellë”- u shpreh Begaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Plarent...
13:17 | 03/07/2026

Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë të premte gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve se Kongresi Amerikan po kërkon një hetim ndaj fenomenit...
12:33 | 03/07/2026

Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes...
11:57 | 03/07/2026