Materiale sekrete Rusisë, arrestohet oficeri në Itali, Roma dëbon dy zyrtarët rus
Italia dëbon dy zyrtarë rusë pasi dyshohet se janë të përfshirë në çështje spiunazhi.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio pas bisedës me ambasadorin rus në Romë.
Më herët, policia italiane bëri me dije se kishte arrestuar një kapiten të marinës italiane dhe një diplomat rus nën dyshimin e spiunimit pasi të dy u kapën duke shkëmbyer dokumente sekrete.
Di Maio shkroi në Facebook se ai kishte reaguar fort ndaj ambasadorit rus Sergej Razov dhe e informoi atë për “dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë të përfshirë në këtë çështje jashtëzakonisht serioze”.
Dokumentet e NATO-s ishin midis dosjeve që kapiteni i marinës i kaloi zyrtarit rus, bëri me dije agjencia e lajmeve Ansa, duke ngritur shqetësime të mundshme të sigurisë për anëtarët e tjerë të aleancës ushtarake perëndimore.
Arrestimet u urdhëruan nga prokurorët e Romës pas një hetimi të gjatë të kryer nga inteligjenca italiane me mbështetjen e ushtrisë, bën me dije karabinierët.
Kremlini tha se shpresonte që Rusia dhe Italia do të mbanin raporte pozitive dhe konstruktive pavarësisht arrestimit të zyrtarit rus në Romë.
Kremlini shtoi se nuk kishte ndonjë informacion në lidhje me arsyet dhe rrethanat e ndalimit.
Ky është incidenti i fundit në një seri akuzash spiunimi në muajt e fundit kundër rusëve në vendet evropiane.
Bullgaria dëboi zyrtarët rusë me dyshimin e spiunimit në mars e njëjta gjë ndodhi në Holandë në dhjetor.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s janë përkeqësuar që kur Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në 2014.
Raportet kanë vijuar të tensionohen edhe pas helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania