“Materiali termoizolues është i papërshtatshëm”, Inxhinieri Kërluku zbulon shkaqet e përhapjes së zjarrit

14 Prill 2026 | 22:24

Në një lidhje live për Euronews Albania në Now me Erla Mëhillin, ishte inxhinier i ndërtimi Erald Kërluku, i cili tregoi se cilat ishin shkaqet kryesore që çuan në djegien e pallatit në Tiranë këtë të martë.

Sipas tij, faktori kryesor i zjarrit është materiali i përdorur për mbështjelljen e fasadës, e cili sipas tij është një material shumë i ndjeshëm ndaj zjarrit, gjë që ka bërë që të marrë flakë e gjithë fasada e jashtme e pallatit.

“Ky është një rast i përsëritur në të njëjtin objekt. Ky produkt që përdoret për izolimin e fasadës, teknikët flasin për fasadë të ventiluar, e cila kërkon të krijosh hapësira ajrimi midis parateve të murit.

Duke pasur parasysh që aty është një xhep ajri që krijon presion shumë të lartë, materiali që është në kontakt me këtë rrymë ajri duhet të jetë në mënyrë absolute i padjegshëm.

Produkti që është përdorur në këtë rast është produkt i papërshtatshëm për këtë qëllim. Ky produkt nuk është i duhur për fasadat, kemi arritur ta ndalojmë përdorimin e tij në disa objekte. Në Tiranë ky është përdorur edhe në ndërtesa të tjera.

Kjo nuk ka lidhje me koston, ka lidhje me mosrespektimin e protokolleve dhe informacionit që ka të bëjë me kushtet e ndërtimit të një fasade të tillë.

Problematika kryesore është materiali termoizolues, i cili është përdorur për veshjen e fasadës dhe kontakti i drejtpërdrejtë i ajrit me zjarrin, që ka një ndjeshmëri të madhe ndaj flakëve”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026