Matthew Palmer thotë se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave

1 Korrik 2021 | 10:27

I Dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë fjalës së tij në “Forumin e Prespës” u shpreh se liderët e rajonit duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave ekonomike dhe politike.

Ai nënvizoi se mbështet nismat e BE për të përkrahur rajonin duke shprehur edhe zhgënjimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mundën të nisnin negociatat me unionin.

“Duhet të marrin masa, duhet të ushtrojnë presion për të realizuar dhe zgjidhur çështjet politike në nivel të brendshëm dhe jashtë vendit për të fuqizuar demokracitë e tyre”, u shpreh ndër të tjera z. Palmer.

Ai theksoi se dialogu Prishtinë-Beograd i udhëhequr nga BE dhe i dërguari i saj Lajçak gëzon mbështetjen e SHBA-së, ndërsa shtoi se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë përkushtim në rrugën europiane edhe përkrahja apo veprimet nga Bashkimi Europian duhet të jenë proporcionale, me përpjekjet e shteteve për integrim.

Në forumin e sotëm marrin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Tema e diskutimit është  ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’ dhe përqendrohet në nëntë pika, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracinë evropiane, vlerat, të drejtat, sundimin e ligjit, sigurinë, migrimin, ndryshimin eklimës, mjedisin dhe shëndetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026