Maturantja shkon në mbrëmje mature me arkivol 

11 Korrik 2023 | 20:35

Një adoleshente britanike është bërë virale pasi mbërriti në festën e maturës së shkollës në një arkivol të mbajtur nga vëllai dhe babai i saj, përpara se të “rikthehej në jetë” në tapetin e kuq.

Abi Ricketts, 16 vjeçe, shkaktoi shumë bujë në Trinity Academy kur u mbështoll brenda një arkivoli të hipur mbi një Volvo XC90 të zi.

Ajo dukej e mrekullueshme e veshur nga koka te këmbët me një fustan të zi dantelle, geta me dantella dhe çizme.

Pasi e mbështetën arkivolin në buzë të tapetit, familja shpërtheu me këngën “Year Zero” nga grupi suedez i rock-ut, Ghost.

Ato momente, Ricketts hapi sytë dhe u ngrit nga arkivoli nën duartrokitje të shumta nga turma e habitur.

“Të gjithë brohoritnin, bërtisnin dhe duartrokisnin”, tha Ricketts për Kennedy News. “Ata ishin të gjithë të tronditur”.

Adoleshentja tha se gjithmonë dëshironte të nxirrte veten në pah dhe të mos “ndiqte kurrë turmën”, duke e parë veten ndryshe nga shabllonet.

“Mësuesit e mi thanë se ishte e mahnitshme, ata kurrë nuk kishin parë diçka të tillë, do të hynte në histori”, shtoi Ricketts.

“Unë kurrë nuk kam dashur të përshtatem. Gjithmonë kam dashur të jem jashtë standardit dhe jashtë normës”,

“Kisha shumë njerëz që më erdhën në maturë dhe më thanë se skena ishte e mrekullueshme. Dikush tha se, nëse do të kishte një çmim për hyrjen më të mirë, unë do të kisha fituar”, tha adoleshentja. “Njerëzit donin foto me mua”,

Vajza tregoi se u përpoq shumë të merrte me qira një makinë funerali, por askush nuk ia dha.

Ajo dështoi të marrë dhe një arkivol. Në vend të kësaj, babai i vajzës modifikoi një arkivol që e blenë në Facebook duke shtuar bojë dhe një çarçaf.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026