Matvei Petrov tregon emocionet pasi shpalli Shqipërinë kampione bote në Gjimnastikën Artistike

13 Qershor 2021 | 00:01

Shqipëria ka marrë sot një medalje në kampionatin e Gjimnastikës Artistike. Konkretisht, sportisti Matvei Petrov ka arritur të rrëmbejë medalje ari në Kupën e Botës në gjimnastikën Artistike, event ky  i cili u zhvillua Osijek të Kroacisë.

Sportisti ndau emocionet me shikuesit e Euronews Albania në emisionin “Eurogame”. Ai tha se ndihet krenar për këtë arritje të parë në këtë nivel gare.

“Ndihem mirë, është hera e parë që marr një medalje të tillë”, tha ai.

Sportisti thotë se pavarësisht garës së fortë ai synonte me patjetër fitimin e medaljes.

“Ka pasur shumë garë dhe kam qenë i gatshëm për të fituar një medalje”, theksoi ai.

Sportisti rus përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe kjo nuk është hera e parë që lartëson vendin tonë.

Më herët, Shqipëria fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës, i cili u zhvillua në Turqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021