Max Verstappen fituesi i Çmimit të Madh të Italisë në Monza
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Italisë, që u zhvillua sot në kampionatin e Formula 1 në pistën e Monzas.
Verstappen arriti fitoren e 31-të në karrierë, dhe triumfin e 11-të të këtij sezoni, edhe pse nisi nga pozita e shtatë. Kjo është fitorja e pestë radhazi e kampionit aktual të botës në F1. Ai arriti kohën 1:20:27.511.
Vendi i dytë i takoi pilotit të Ferrarit Charles Leclerc nga Monako, i cili ishte 2.44 sekonda prapa fituesit, ndërsa i treti piloti britanik i Mercedesit, George Russell.
Vendin e katërt e fitoi spanjolli Carlos Sainz nga Ferrari, ndërsa i pesti piloti i Mercedesit, britaniku Lewis Hamilton, i cili nisi nga vendi i parafundit.
Pika fituan edhe meksikani Sergio Perez nga Red Bull, britaniku Lando Norris nga McLaren, francezi Pierre Gasly nga ekipi i Aston Martin, holandezi Nick de Vries nga Williams dhe kinezi Guanyu Zhou nga ekipi Alfa Romeo.
Verstappen mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 335 pikë, ndërsa Leclerc është i dyti me 219.
Gara e radhës në kampionatin F1 do të zhvillohet më 2 tetor për Çmimin e Madh të Singaporit.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet