Mazhoranca nuk paraqitet në komisionin hetimor, Gogu: Kryetari shkeli rregulloren në mënyrë flagrante
Mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet nuk u zhvillu ditën e sotme, për shkak se anëtarët e Partisë Socialiste nuk ishin prezentë.
Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj thotë se mazhoranca nuk u paraqit për të ndaluar hetimin për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nënkryetari i komisionit, Toni Gogu tha se data e përcaktuar për mbledhjen nuk është votuar në komision, siç duhet të ndodhë sipas Kushtetutës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Toni Gogu u shpreh se mbledhja e kaluar e komisionit u ndalua në mënyrë “të çuditshme” nga kryetari, pa zbatuar pikat e rendit të ditës, një ndër të cilat ishte edhe caktimi i datës për mbledhjen e radhës.
“Ata janë larguar pa miratuar pikën e shtatë të rendit të ditës që është përcaktimi i mbledhjes së ardhshme”, tha Toni Gogu.
Ai u shpreh se i ka propozuar që më përpara z. Alibeaj që mbledhja të zhvillohet të enjten, për shkak se deputetët nuk mund të ishin të pranishëm të mërkurën.
Mirëpo kjo kërkesë nuk u mor parasysh, thotë z. Gogu.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta