Mazniku dhe Rektori i Universitetit të Tiranës firmosin marrëveshje bashkëpunimi

14 Maj 2024 | 12:35

Qeveria dhe pushteti vendor do të shfrytëzojë burimet e universitetit të Tiranës për kërkime shkencore dhe për realizimin e projekteve innovative. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku firmosi së bashku me rektorin e UT, Artan Hoxha marrëveshjen mes dy institucioneve.

Ministri Mazniku në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh se ndihma e Universiteteve do të shërbejë për t’iu përgjigjur sfidave që aktualisht përpabllet pushteti vendor. Nga ana tjetër ky bashkëpunim do të ngrejë kapacitetet e Universitetit duke u bërë kështu një partner në zhvillimin e pushtetit vendor

“Pushteti vendor ka 3 sfida të jashtëzakonshme. Sfida e parë është ekonomia, ne na duhet të mendojmë se si bashkitë të kthehen në agjentë ekonomik të territorit që kanë nën administrim. Sfida e dytë ka të bëjë me integrimin europian. 70% të ligjeve dhe rregulloreve të BE zbaohen në nivel vendor. Këtë nuk e bëjnë dot bashkitë nëse nuk kanë në krah akademinë shqiptare. Sfida e tretë është demografia. Të treja këto sfida lidhen me mundëinë që nëse ne vendosim një urë sistematike bashkëpunimi me universitetin mund t’i përmirësojmë zgjidhjet e tyre.”, tha Mazniku.

Rektori Hoxha tha se Universiteti është i aftë dhe gati ta ofrojë këtë shërbim

“Pushteti Vendor ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm dhe që UT e ndjen veten të aftë të bashkëpunojë në cështje të cilat kanë interes në zhvillimin e pushtetit vendor”, deklaroi Hoxha.

Në marrëveshje thuhet gjithashtu se studentët e Universitetit të Tiranës do të përfitojnë trajnime dhe praktika mësimore dhe punësimi në bashkitë e vendit.

“Universiteti që nëpërmjet operatorëve të vetë të komunikojë me të gjitha strukturat qëndrore dhe lokale me qëllim që t’u japë një mundësi më shumë studentëve nëpërmjet trajnimeve, internshipeve dhe punësimit pasi të përfundojnë studimet, si dhe nëpërmjet stafeve tona të kontribuojmë në veprimtari kërkimore.”, tha rektori Hoxha.

Marrëveshja ka një afat 5 vjecar me rinovim automatik për 2 vite të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026