Mazniku: Do të kemi procedura më të thjeshta për shtesat në objekt

18 Korrik 2024 | 18:27

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka shpjeguar në Euronews Now procedurat që një qytetar duhet të ndjekë për të bërë një shtesë në objektin që ka në pronësi.

“Bashkia sot ka të drejtën që të jetë aplikanti i lejes së ndërtimit në emër të qytetarit. Pra qytetari do t’i bëjë një kërkesë bashkisë dhe bashkia do të bëjë procesin e aplikimit dhe t’a ndihmojë qytetarin për këtë proces.” –tha ai.

Në vazhdim të kësaj, Mazniku sqaroi se edhe për “objektet tip”, qytetarëve do t’ju jepete mundësia që të shkojë pranë bashkisë, në mënyrë që të marrë projektin “tip”, pa pagesë.

“Çdo qytetar i cili do të ndërtojë një banesë, e cila është pjesë e asaj që është “banesa tip” për zonën e tij dhe nuk do që të paguaj arkitektin, inxhinierin apo proceset që kushtojnë, ai mund të shkojë pranë bashkisë që të marrë projektin tip.” –përfundoi ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026