Mazniku: Ja cilat do jenë kompetencat e bashkive në procesin e legalizimeve

26 Korrik 2024 | 20:27

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ka shpjeguar në emisionin Review katër ndryshimet kryesore sa i takon legjislacionit për legalizimet nëpërmjet bashkive në çdo qark.

Pra, sipas Maznikut, në vazhdim do të jenë bashkitë ato që do të vendosin prioritetet në bazë të situatave, nëse do të duhet të shtohet ose jo staf për përballimin e dosjeve dhe kërkesave të qytetarëve.

“Ajo që ndryshojmë është që fusim në rol nëpërmjet 4 mekanizmave. Së pari, do të ketë mundësinë të caktojë prioritet, se në cilën zonë do duhet të merret zyra respektive e legalizimeve. Së dyti, do të ketë mundësinë të caktojë ritmin e punës. Së treti, do kenë mundësinë të mbështesin drejtpërdrejtë qytetarin, ato që quhen help-deske. E fundit, bashkia do japë edhe burime ekstra për zyrën e ASHK-së.” -shpjegoi ai.

Sipas Maznikut, qeveria do t’ju japë fonde ekstra zyrave respektive të ASHK-së përmes bashkive, për të shtuar numrin e punonjësve nëse është e nevojshme, për matjet apo shqyrtimet e dosjeve.

Gjithashtu ai deklaroi se do të ketë edhe një sistem digjital që të monitorohet procesi i punës në nivel kombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në lagjen “Sanxhaku” të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026