Mazniku: PS ka të sigurta 74 mandate, mund të arrijë deri në 77
Arbjan Mazniku, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës thotë se Partia Socialiste në bazë të projeksionit të tyre ka të sigurta 74 mandate ndërsa lufton për të shkuar deri në 77 në rastin më të mirë.
“PS ka 74 mandate të sigurta që nuk lëvizin më. Janë 4 mandate të tjera që me shumë gjasa PS mund t’i marrë. Durrësi që do të ishte mandati i 75, mandati i katërt në Shkodër, mandati i tretë në Dibër dhe Berati, mandati i 78”, deklaroi z. Mazniku.
Ai shtoi më tej se në Qarkun e Beratit, PS ka pak gjasa që të shtojë një tjetër mandat ndërsa mundësitë për ta realizuar këtë në Durrës, Shkodër dhe Dibër janë shumë reale.
“Me të dhënat që kemi tani, Berati ka pak gjasa që të ndodhi ndërsa për tre të tjerat mund të them me 90-95% do të ndodhin. Mandati i Korçës nuk ndryshon më, PS ka 6 mandate të sigurta në Korçë”, tha z. Mazniku.
Sipas tij “projeksionet bazohen në sjelljen elektorale në dy zgjedhjet e fundit dhe në kutitë e deritanishme”.
Nga ana tjetër Erla Mëhilli tha se PS ruan pozitat e vitit 2017 që sipas saj nga ana tjetër është rezultati më i keq për PD, krahasuar me vitin 1997.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje