Mbahen sot zgjedhjet për kreun e ri të LDK-së
355 delegatët e kuvendit të Lidhjes Demokratike te Kosoves zgjedhin sot pasardhësin e Isa Mustafës, i cili paraqiti dorëheqjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Deri para nisjes se kuvendit ne gare ishin 4 kandidate, por nënkryetari i kësaj partie, njëherësh ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni u tërhoq nga gara.
“Procesi i sotëm zgjedhor shënon një etapë të re për zhvillimin e demokracisë së brendshme të LDK-së, një etapë të ripërtëritjes dhe avancimit të reformave të brendshme,” – tha Quni duke deklaruar se do të mbeshtesë një nga kandiatët e tjerë.
Në garë për postin e kryetarit janë Lutfi Haziri dhe anëtarët e kryesisë, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.
Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Gjilanit, ka thënë se do të rikthejë në parti, ata që u larguan, madje, sipas tij, edhe Vjosa Osmanin.
Nderkaq Lumir Abdixhiku deklaroi se e mori vendimin për të kandiduar pasi iu kërkua nga mbështetës të shumtë.
Kandidaturë surprizë mund te konsiderohet ajo e Besian Mustafës, anëtari i kryesisë dhe ministër në detyrë i Bujqësisë. Ai ka thënë se LDK-ja është në krizë të thellë dhe se ai do të sjellë unitetin që i duhet kësaj partie për të rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.
Analistet nuk besojnë se ky kuvend do të sjellë ndonjë ndryshim të madh, pasi sipas tyre do të duhet të flitej fillimisht për përgjegjësi, si dhe të realizoheshin zgjedhje edhe në degët dhe nëndegët e partisë.
Në zgjedhjet e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës doli parti e tretë me 12.73 % të votave, rezultat dy herë më i ulët se ai i tetorit të vitit 2019.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania