Votohet për kreun e ri të PD, Basha përballë Harxhit, Kadillit e Shehajt
Sot anëtarët e Partisë Demokratike u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur liderin e 4 viteve të ardhshme.
Votimi ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00.
Në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha dhe 3 sfidantët Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Dy ditë më parë Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike zhbllokoi listën e votuesve të PD-së me mbi 75 mijë anëtarë.
Kryetari i komisionit të zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana bëri me dije se deri në orën 13.00 në shkallë vendi janë 23 mijë e 536 anëtarë që kanë votuar, diku tek 31.3% në raport me 75 mijë e 67 anëtarë që janë.
Z. Gjana shpjegoi se procesi ka vazhduar normalisht, ndërkohë ka ndonjë zëvendësim të vëzhguesve të ndonjë prej kandidatëve në garë për arsye të ndryshme.
Ndërkohë, ai i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me pretendimet e kandidatit Agron Shehaj për përjashtim të vëzhguesve të tij.
“Vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në tre orët e paradites, vetëm për llogari të kandidatit Shehaj, kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Kemi larguar Ermal Sefën me kërkesën e kandidatit, e kemi zëvendësuar me Ferdinad Zdravën po me kërkesë të kandidatit, kemi larguar Ferdindand Zdravën ,e kërkesë të kandidatit dhe e kemi zëvendësuar me Fabio Hoxhën po me kërkesë të kandidatit.
Nëse kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim, nuk u qëndrojnë apo nuk bëjnë ato që u kërkojnë kandidatët, është çështje e tyre. Nuk kemi lejuar asnjë njeri të shkelë asnjë prej rregullave dhe udhëzimeve që kemi dhënë. Më vjen keq që e kthejmë në një debat dhe një lojë politike”, tha z. Gjana.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjedhjet në PD, Lulzim Basha: T’u tregojmë kundërshtarëve se jemi në këmbë
Neritan Sejamini: Basha e ka të pamundur që të bindë shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta