Mbahet festivali i muzikës së Dhomës në Durrës
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës është zhvilluar për herë të parë jashtë “dhomës”.
“Kepi i Rodonit” mirëpriti një nga koncertet e festivalit në edicionin e tij të 17-të.
Violinistja, njëherësh organizatorja, Nevila Kalaja na tregon përse kjo zgjedhje.
“Ideja është për të shkuar më afër turizmit kulturor. Ide dhe kërkesa që ne kemi pasur që në edicionin e parë të këtij festivali. Pas 8 koncerteve që ne kemi dhënë brenda Muzeut Arkeologjik, vijmë sonte këtu në Kepin e Rodonit, në këtë ambient të jashtëzakonshëm, pikërisht për të treguar që muzika duhet të jetë pranë njerëzve në këto ditë të këndshme të verës dhe pushimeve,” – u shpreh ajo.
Nën yje, aty ku natyra piktoreske takon historinë sigurisht që nuk munguan as spektatorët. Secilën prej performancave ata e vlerësuan me duartrokitje.
Me këtë vlerësim Kalaja aspiron që zhvillimi i festivalit në ambiente të tilla të hapura të kthehet në traditë.
“Shpresoj që njerëzit të kënaqen dhe të hapin një faqe të re në zhvillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës,” – tha ajo.
Për Artdashësit e muzikës klasike përgjatë këtij edicioni u programuan 10 koncerte me pjesëmarrjen e 58 instrumentistëve dhe koristëve nga Italia, Greqia, Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Shqipëria.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 18:50 43 persona humbën jetën ngas shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre