Mbahet në Vatikan mesha e inaugurimit të Papa Leonit XIV
Papa Leoni XIV premtoi sot në fjalimin e tij në Meshën inauguruese në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan se do të punojë për unitetin në mënyrë që Kisha Katolike Romake të bëhet simbol i paqes në botë. Në predikimin e tij para dhjetëra mijëra besimtarëve, zyrtarëve botërorë dhe të kishës, Papa Leoni tha se dëshiron që Kisha Katolike Romake të jetë e bashkuar, raportoi AP.
Agjencia deklaron se thirrja e Papës për unitet është domethënëse duke pasur parasysh polarizimin në Kishën Katolike Romake në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Më parë, Papës i dhuroheshin simbolet zyrtare të detyrës së tij papnore – paliumi, një veshje liturgjike, dhe unaza papnore, një unazë peshkatari.
Veshja liturgjike është bërë nga leshi i qengjit, që simbolizon rolin e Papës si bari i besimtarëve. Paliumi vishet mbi shpatull dhe fiksohet me tre gjilpëra që ngjajnë me gozhdët në kryqin e Krishtit.
Unaza e Papës, e njohur edhe si unaza e Piscatorit, simbolizon marrëdhënien e Papës me Shën Pjetrin, i cili ishte peshkatar. Unaza shkatërrohet ose thyhet pas vdekjes së papës.
Mesha inauguruese e Papa Leon XIV u zhvillua në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, raporton Ansa. Përpara kurorëzimit të tij, Papa kaloi për herë të parë këtë mëngjes me papamobilin nëpër Sheshin e Shën Pjetrit dhe përshëndeti besimtarët.
Papa u përshëndet me dorë besimtarëve të mbledhur, të cilët valëvitnin flamuj dhe bërtisnin “Rroftë Papa!”. Kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit ranë ndërsa papamobili kaloi ngadalë nëpër shesh. Besimtarët valëvitnin flamuj peruanë, amerikanë, të Vatikanit dhe të vendeve të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës