Mbante armë e municion luftarak në banesë, arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi

23 Janar 2025 | 13:35

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 5 granata, 5 ndezës granatash, një armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e bashkëshortëve në fshatin Shtoj i Vjetër, policia gjeti armët dhe municionet luftarake duke bërë të mundur arrestimin e E. P., 44 vjeçe, dhe shpalljen në kërkim të bashkëshortit të saj, D. H., 49 vjeç.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e babait të 44-vjeçares, shtetasit Xh. P., 72 vjeç, u gjet një armë gjahu teke. Për këtë arsye, ai u procedua në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026