Me armë në brez në mes të rrugës, arrestohet 44-vjeçari

21 Janar 2025 | 14:02

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në qytetin e Kamzës, pasi u ndalua në rrugë duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë. 44-vjeçari kishte shkelur kështu autorizimin që kishte për ta mbajtur armën vetëm në banesë.

Forca e Posaçme sekuestruan armën dhe municionin që kishte 44-vjeçari, dhe materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

I arrestuari u bë i mundur pas një operacioni të koordinuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5

“Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë. Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026