“Mbante peng pacientët e spitalit”- Forcat izraelite: Vramë komandantin e Hamasit

13 Nëntor 2023 | 09:36

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretenduan se vranë një komandant të Hamasit, i cili thuhet se mbante peng pacientët e spitalit, duke i përdorur ata si mburojë njerëzore.

“Aeroplani i IDF sapo goditi Ahmed Siam, përgjegjës për mbajtjen peng të rreth 1,000 banorëve dhe pacientëve të Gazës në Spitalin Rantisi, dhe parandalimin e evakuimit të tyre drejt jugut,” postoi IDF në X, platforma e njohur më parë si Twitter, të shtunën.

“Siam ishte një komandant në kompaninë Naser Radwan të Hamasit dhe është një shembull tjetër i përdorimit të civilëve në Gaza si mburoja njerëzore për qëllime terroriste”, vazhdoi postimi i IDF-së.

Njoftimi nga IDF vjen në të njëjtën ditë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do të mbështesë një qeveri të drejtuar nga Autoriteti Palestinez në Gaza pas përfundimit të konfliktit aktual me grupin militant palestinez Hamas. Kryeministri izraelit tha se vendi i tij do të mbajë “kontrollin e përgjithshëm të sigurisë” në Gaza “duke përfshirë kapacitetin për të hyrë sa herë që duam të eliminojmë terroristët që mund të shfaqen përsëri”.

“Unë do t’ju them atë që nuk do të ketë. Nuk do të ketë Hamas”, tha Netanyahu. “Nuk do të ketë gjithashtu një autoritet civil që i edukon fëmijët e tij të urrejnë Izraelin, të vrasin izraelitët, të eliminojnë shtetin e Izraelit. Nuk mund të ketë një autoritet që u paguan familjeve të vrasësve [shumat] në bazë të numrit që ata vrasin.”

“Nuk mund të ketë një autoritet, udhëheqësi i të cilit ende nuk e ka dënuar masakrën e tmerrshme 30 ditë më vonë,” vazhdoi ai, duke iu referuar presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka vrarë rreth 11,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026