Mbarimi i mandatit të Sonila Bejtjas, presidenti hap vakancën në Kushtetuese

31 Tetor 2025 | 18:55

Presidenca ka dalë me një njoftim lidhur me hapjen e procedurave për aplikimin për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti, Bajram Begaj pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të gjyqtares, Sonila Bejtja ka miratuar hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant.

Të interesuarit për vendin vakant duhet të paraqesin dokumentacionet e nevojshme pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Presidenca ka publikuar edhe kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas kritereve, gjyqtari i Gjykatës Kushtuese duhet të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë, si dhe të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike. Gjithashtu gjyqtari nuk duhet të ketë procedime penale ose të jeë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale.

Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm është brenda datës 30 nëntor 2025. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Gjykata Kushtetuese më 24 tetor ka zyrtarizuar vakancën për gjyqtar në këtë instiucion. Vakanca vjen pas deklarimit të përfundimit të mandatit të gjyqtares, Sonila Bejtja. Gjykata Kushtetuese në njoftim theksoi se mandati i gjyqtares ka përfunduar më 25 prill të këtij viti. Me shpalljen e vakancës, presidenti Bajram Begaj si institucion emërtese hap garën për gjyqtar të Kushtetueses.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026