Berisha reagon për Nanon: Personaliteti kryesor i së majtës mbylli sytë përgjithmonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vdekjes së liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, këtë të premte.
Në një postim në rrjete sociale Berisha shprehu ngushëllimet e tij për familjarët, ndërsa theksoi se personazhi kryesor i së majtës në Shqipëri ka mbyllur sytë përgjithmonë.
“Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë”
“Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”, shkruan Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reagime nga politika për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
- Ndahet nga jeta Fatos Nano
- PROFIL| 3 herë kryeministër i Shqipërisë, kush ishte lideri historik i PS Fatos Nano
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë