PROFIL| 3 herë kryeministër i Shqipërisë, kush ishte lideri historik i PS Fatos Nano

31 Tetor 2025 | 14:50

Fatos Nano u bë pjesë e politikës në kohën e ndërrimit të sistemeve në Shqipëri. Ai ishte themelues i Partisë Socialiste dhe e drejtoi këtë forcë politike për 14 vite.

Si kryeministër i vendit, Nano ka shërbyer 3 herë. Koha më e shkurtër e qëndrimit si kreu i ekzekutivit ka qenë në vitin 1991, kur drejtoi kabinetin vetëm për tre muaj.

Po ashtu, ai shërbeu si kryeministër edhe në vitin 1997-1998.

Ndërsa koha më e gjatë e qëndrimit ka qenë mandati i tij i fundit. Si kryetar i Këshillit të Ministrave drejtoi qeverinë socialiste nga gushti i vitit 2002 deri në shtator 2005.

Fatos Nano është zgjedhur deputet i Parlamentit pesë herë. Deputet i Tiranës në vitin 1991. Deputet i Kuçovës në vitin 1992. Deputet i Tepelenës në vitin 1991 dhe në vitin 2001 si dhe deputet i Sarandës në vitin 2005 në 2009-ën.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2005, Nano dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste.

Në vitin 2007 Nano tentoi të rikthehej në politikë duke kandiduar për postin e presidentit por nuk pati mbështetje nga Partia Socialiste dhe nuk fitoi.

Gjatë karrierës së tij politike Fatos Nano u përballë edhe me burgosje. Në vitin 1993 ai u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Fatos Nano lindi më 16 shtator të vitit 1952 në Tiranë dhe gjimnazin e kreu tek shkolla Sami Frashëri.

Studimet e larta i përfundoi për ekonomi dhe më pas u specializua në ekonomi politike.  Për disa vite shërbeu në profilin e studimeve që kreu dhe më pas u angazhua në politikë.

Nano u martua dy herë, fillimisht me Rexhina Fatollin, me të cilën u nda pas 27 vitesh martese ndërsa në vitin 2001 u martua me Xhoanën. Nga martesa e parë, ai ka dy fëmijë.

Prej vitesh, Fatos Nano ishte larguar nga jeta politike në vend duke mbajtur një profil të ulët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026