Mbërrin kroçera e parë me turistë në Vlorë, më e madhja ndonjëherë

10 Prill 2025 | 09:35

Në Vlorë ka mbërritur mëngjesit e së enjtes kroçera M/V Hamburg. Ajo vjen nga Greqia dhe është me flamurin e Panamasë.

Në bordin e saj kanë zbarkuar në Vlorë 271 turistë, shumica e të cilëve janë francezë, anglezë, gjermanë.

Ata do të vizitojnë disa vende turistike të Vlorës dhe Fierit, kryesisht site arkeologjike dhe më pas në orën 22:00 do të udhëtojnë drejt Durrësit për të vazhduar turin e tyre që përfshin disa vende.

Festim Skëndaj, përgjegjës në portin detar të Vlorës për të dhënat në hyrje dhe në dalje të pasagjerëve, thotë se kjo është kroçera më e madhe që ka vizituar ndonjëherë Vlorën.

Ai e sheh si një ogur i mirë për një sezon turistik të mbarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026