Mbërrin në Kuvend kërkesa e prokurorisë për Salianjin, deputetët mblidhen te Berisha

27 Shtator 2024 | 12:21

Euronews Albania ka siguruar pamjet kur pranë ambjenteve të Kuvendit shihet postieri i cili ka dorëzuar kërkesën e Prokurorisë që përmban vendimin e formës së prerë për deputetin Salianji.

 

Veç kërkesës që Prokuroria ka depozituar në Kuvend, do të duhet që t’i dorëzojë një kërkesë edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që do të ekzekutojë vendimin sa i takon deputetit Ervin Salianji.

Burime për Euronews Albania thonë se socialistët janë të mendimit që me vendimin e formës së prerë Salianji e ka humbur mandatin e deputetit, pa qenë nevoja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

 

Për këtë një tjetër shkresë është paraqitur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për Kuvendin, një kërkesë kjo për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve.

 

Sakaq, pas depozimit të kësaj kërkese në Kuvend, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë parë të dalin nga hyrja e pallatit ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha, në rrugën “Mustafa Matohiti”.

 

Nga pamjet shihet të dalin rrjesht deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi, të cilët mendohet të kenë diskutuar për vazhdimësinë e aksionit politik të PD, pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026