Mbërritja e dozave të vaksinës Pfizer mund të shtyhet, konfirmon kryeministri Rama për Euronews Albania

19 Janar 2021 | 11:34

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” teksa u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu për mbërritjen e dozave të vaksinës të kontraktuara me kompaninë Pfizer, la të kuptohej se ato nuk do të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri.

“Po të kishin mbërritur do të kishe marrë vesh apo ajo”, i tha fillimisht kryeministri Rama gazetares Shehu. 

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se dozat nuk mund të vijnë këtë javë, ashtu siç ishte parashikuar, pasi vetë kompania Pfizer ka shtyrë me një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar.

“Ti përfaqëson edhe një media, e cila e ka shtrirjen më të gjerë sesa kufijtë e Shqipërisë. Besoj që duhet ta kesh ndjekur. Nëse nuk e ke ndjekur verifikoje që Pfizer ka bërë një deklaratë që ka ndezur zjarr, polemikën me shumë shtete të BE-së, duke thënë që do ta shtyj për një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar. Si t’ia bëjmë tani? Kaq e thjeshtë është”, përfundoi Rama.

Lexoni gjithashtu:

Kryeministri Rama mbron premtimin elektoral për 300 mijë vende pune

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026