Mbështetja për Trump mes votuesve republikanë u rrit pavarësisht aktakuzës së re

21 Gusht 2023 | 18:26

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ende një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve të tij për nominimin presidencial të Partisë Republikane në shtetin e Iowa-s, pavarësisht aktakuzës së re të ngritur kundër tij, sipas një sondazhi nga Des Moines Register dhe televizioni NBC.

Diferenca midis Trump dhe guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, i renditur në vendin e dytë, është 23 për qind, raporton Guardian.

I njëjti sondazh u krye para dhe pasi ish-presidenti u padit për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, dhe rezultatet treguan se epërsia e Trump u rrit pas aktakuzës.

Në sondazh, 42 për qind e votuesve republikanë thanë se ish-presidenti ishte zgjedhja e tyre e parë nga 14 kandidatët për nominim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026