Mbështetje me vaksina anti-COVID, Oliver Varhelyi të mërkurën vjen në Shqipëri
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të ndërmarrë javën e ardhshme një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.
Zyrtari i lartë i BE-së të mërkurën do të jetë në Tiranë në kuadër të dorëzimit të dozave të vaksinave anti-COVID, që unioni ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Unë do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme pasi vaksinat e para COVID-19 të financuara nga BE arrijnë në rajon. 651,000 doza të vaksinave BioNTech dhe Pfizer do të dorëzohen nga maji deri në gusht për të rritur fushatat e vaksinimit”, shkruan ai.
I will be travelling to #WesternBalkans next week as first #EU-funded #COVID19 vaccines arrive to the region. 651,000 @BioNTech_Group @pfizer vaccine doses will be delivered from May to August to boost vaccination campaigns. We care! https://t.co/ufYDnRtBCc pic.twitter.com/3KObM3D7Qa
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 30, 2021
Ai thekson se dorëzimi i vaksinave konfirmon qartësisht mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë, si dhe për punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor dhe grupet më të prekshme. Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Së bashku jemi më të fortë”, shton ai.
Lajmin për vizitën e Oliver Varhelyi e ka konfirmuar po ashtu edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca me një shënim në “Twitter”.
.Commissioner @OliverVarhelyi🇪🇺 will be in Tirana next Wednesday 5/5 as first batch of #EU-funded #COVID19 vaccines arrive to #Albania 🇦🇱. This delivery confirms 🇪🇺 continuous commitment to provide support, as it has been doing since the outbreak of the pandemic. #WeCare! 🇪🇺🤝🇦🇱 https://t.co/iTfEbUvccS
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) April 30, 2021
Në një dalje për mediat ditë më parë, Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely konfirmoi se këto vaksina janë planifikuar për punonjësit shëndetësor dhe grupet më vulnerabël.
Nga kjo sasi vaksinash, që BE-ja ka planifikuar të shpërndajë në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria pritet të marrë 145,000 doza.
Lexoni gjithashtu:
Vaksina për Ballkanin Perëndimor, Austria dërgon deri në gusht 651.000 doza të vaksinës Pfizer
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta