Mbetën jashtë parlamentit, flasin për herë të parë kandidatët e PS-së që nuk thyen listën

4 Maj 2021 | 14:24

Gara e 25 prillit nuk ishte vetëm me kundërshtarin, por edhe brenda partisë për kandidatët. Për herë të parë, disa figura të rëndësishme të Partisë Socialiste nuk do të jenë në kuvend pasi nuk arritën të siguronin mandatin e deputetit.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe hapja pjesërisht e listave la jashtë parlamentit jo pak emra të rëndësishëm në Partinë Socialiste, të cilët ishin të renditur në atë që konisderohej zonë jo e sigurtë.

Deputetët aktualë, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Ervin Bushati apo Spartak Braho nuk arritën të thyenin listën e vendosur nga partia për të marrë një mandat në kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Pranishëm në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve, deputetët shfaqen të rezervuar në deklaratat e tyre publike.

“Nuk arritëm të përmbushnim objektivin për të marrë 4 mandate, unë isha renditur I katërti, kështu që kjo ndodhi,” – shprehet Ilir Beqaj.

Kishte edhe nga ata kandidatë të cilët edhe pse ishin të vendosur në listë në zonë të sigurtë nuk arritën të mblidhnin votat e nevojshme dhe ngelën jashtë parlamentit. I tillë është dhe rasti i Kryetarit të PS Tiranë, Ervin Bushati i cili ishte i pozicionuar në vendin e tretë.

“Fitorja e Partisë Socialiste është fitorja ime, tek kjo besoj më shumë sesa anasjelltas. Ndodh ndonjëherë që edhe kapiteni tregon mund të marrë disa goditje njësoj si të tjerët apo më shumë se të tjerët. Kjo është krenaria në fund e kësaj gare dhe kësaj beteje,” – thotë Ervin Bushati.

I vetmi që arriti të thyente listën dhe të siguronte një mandat për 4 vitet e ardhshme ishte ish ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Si para 25 prillit, po të më keni parë të fortë atëherë, jam edhe tani,” – thotë Xhafaj.

Por ka edhe nga ata deputetë të cilët vijojnë të mos reagojnë pas rezultatit që kanë arritur më 25 prill. Në seancë plenare u vu re mungesa e ministrit të diasporës, Pandeli Majko kandidat i 19 në qarkun e Tiranës që nuk arriti të thyente listën dhe ngeli jashtë parlamentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026