Mbeturina buzë detit në Durrës, era e fortë nxjerr në breg tonelata mbetje plastike

18 Prill 2024 | 16:19

Era që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka nxjerrë në breg të detit sasi të mëdha mbeturinash.

Në një gjatësi prej katër kilometrash, i gjithë brezi ranor nga Plepat, Shkëmbi Kavajës deri në Golem është mbushur me mbetje të gjithfarëllojshme.

Në terren për të pastruar bregdetin dolën punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, të cilët me anë të një fadrome grumbulluan dhe më pas larguan të gjithë papastërtitë.

Kjo situatë, sipas autoriteteve lokale të Durrësit, përsëritet vazhdimisht për shkak të shkarkimit apo depozitimit të mbetjeve urbane në lumenj apo kanale kulluese, të cilat më pas përfundojnë në det.

Në detin Adriatik derdhen 2 lumenjtë më të ndotur në vend, ai Erzen dhe Ishëm për pastrimin e të cilëve është apeluar shpesh nga aktivistët dhe vullnetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026