Mbi 1.500 incidente antisemitike janë regjistruar në Francë që nga 7 tetori
Më shumë se 1.500 veprime dhe deklarata antisemitike janë regjistruar në Francë që nga shpërthimi i luftës së Izraelit me Hamasin, grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, tha të martën ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.
Ndërsa ka nisur lufta në Rripin e Gazës, janë rritur tensionet në Francë, shtet në të cilin jetojnë komunitetet e mëdha hebreje dhe myslimane.
“Ka pasur 1.518 veprime apo deklarata antisemitike”, tha Darmanin në një intervistë për transmetuesin Europe 1.
Kjo shënon rritje për më shumë se trefish në krahasim me të gjithë vitin 2022 kur u regjistruan 436 veprime apo deklarata antisemitike.
“Këto janë kryesisht etiketime dhe fyerje por ka edhe sulme dhe lëndime”, tha Darmanin.
Këto veprime rezultuan me 571 arrestime, tha ministri për AFP.
Në fund të tetorit, prokurorët e Parisit hapën hetim për një incident pasi dhjetëra Yje te Davidit u shfaqën në ndërtesat në qytet dhe në periferi.
Franca ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në punët e saj duke shpërndarë foto në internet të grafiteve antisemitike.
Darmanin tha se ka pasur gjithashtu incidente antimuslimane “por, ato nuk janë në shkallën e asaj që ne po shohim për sa i përket antisemitizmit”.
Ai tha se disa xhami kishin marrë kërcënime për dhunë.
Ministria e Drejtësisë tha për AFP të hënën se janë hapur 330 hetime për akte antisemitike dhe justifikimet e terrorizimit, që nga 7 tetori.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë