“T’i ndërpritet mandati”- Debate në KQZ për kryebashkiakun e Kuçovës
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve po mbahet seanca ku do të vendoset mbi fatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili sipas prokurorisë ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në shtetin grek.
KQZ pritet të vendosë nëse Hajdari do të vijojë mandatin, apo do ta ndërpresë atë.
Krahas përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut, në seancë janë të pranishëm dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit Bashkë Fitojmë si dhe ish-kandidati Lefter Maliqi.
Perfaqësuesi ligjor i Kreshnik Hajdarit, dekraoi se klienti i tij nuk e ka thyer ligjin e dekriminalizimit.
Nuk takon asnjë nga rastet ndaluese të ligjit të dekriminalizmit, nuk ka asnjë shkak për atë që pretendohet nga iniciuesit në procedurë” “, tha avokati i tij Theodhori Sollaku.
Altin Kaziaj, përfaqësues ligjor i koalicionit “Bashke Fitojmë” kërkoi ndalim të menjëhershëm të funksionit të kryebashkiakut të zgjedhur.
“Të ndalohet ushtrimi i funksionit publik për shkak të mos deklarimit në formularin e dekriminalizmit”, tha ai.
Të njëjtën kërkesë artikuloi dhe përfaqësuesi tjetër i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Franc Nuri.
“I qëndrojmë mendimit se mandati duhet ndërprerë menjëherë. Nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit”, tha ai.
Ka qenë komisioni qendror i zgjedhjeve ai i cili është drejtuar prokurorisë së përgjithshme me një shkresë ku kërkonte verifikimin e pastërtisë së figurës së Hajdarit, i cili u zgjodh në 14 maj si kryebashkiak i Kuçovës.
Prokuroria e përgjithshme pas marrjes së kërkesës është vënë në lëvizje dhe i është drejtuar me letër porosi drejtësisë greke. Ai rezulton i dënuar nga drejtësia greke, por këtë fakt nuk e ka deklaruar në formularin e vetë deklarimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë