Drejt shkarkimit? Prokuroria: Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar
13 Nëntor 2023 |
11:17
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin e kryebashkiakut socialist të Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe ka dorëzuar në KQZ rezultatet e këtyre të dhënave.
Sipas burimeve nga Prokuroria, Hajdari nuk ka bërë asnjë deklarim në formular dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve me JO.
Por sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton të ketë qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës, për kalim të paligjshëm të kufirit me Greqinë.
Do të jetë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i cili do të vendosë nëse Hajdari do të vijojë detyrën si kryebashkiak, apo Bashkia e Kuçovës do të hyjë në zgjedhje të reja.
KQZ ka tashmë në dorë edhe vendimin e Gjykatës së Janinës, para se të vendosë për Hajdarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë