“Ilir Kulla shkoi në SPAK për Metën”, gazetari zbërthen hetimet

8 Nëntor 2023 | 21:37

Gazetari Arbër Hitaj ishte  këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin”, për të folur rreth shkuarjes në SPAK të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit është pyetur nga hetuesit e SPAK lidhur me aferën e CEZ-DIA, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Hitaj tha se për këtë rast është marrë në pyetje edhe këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, por kjo gjë mbetet ende e pakonfirmuar nga SPAK.

“Flitet që një ditë më parë ka qenë edhe një nga këshilltarët e zotit Meta, pikërisht për këtë çështje. Ilir Kulla. Por këto janë informacione që ne mund t’i verifikojmë 100%, sepse SPAK nuk është si ish-prokuroritë e tjera që ta japë informacionin si e do ti. SPAK të jep informacionin si do SPAK dhe në rastin konkret jemi te pyetja e personave që kanë dijeni. Kjo nuk do të thotë që zoti Meta është i akuzuar”,-tha gazetari.

Dosja CEZ-DIA për të cilën është thirrur në SPAK, Ilir Meta është një nga më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme dhe e udhëheq vetë kreu i SPAK Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026