Mbi 10 hektarë tokë u përfshinë nga flakët në Rrogozhinë, policia arreston autorin
Policia e Rrogozhinës ka arrestuar një 41-vjeçar, të dyshuar si shkaktar të një zjarri masiv që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme toke në lagjen e Shimve.
Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur rreth 10 hektarë tokë me bimësi, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët të banesave përreth.
Policia njofton se ka arrestuar 41-vjeçarin Iljaz Rusta, banues në Rrogozhinë ndërsa ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”.
Njoftimi i plotë i policisë
“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale ‘Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor’, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave.
Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt, duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët të banesave përreth”, thuhet në njoftim.

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit