English

“Mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan”, PD kërkon interperlancë me Manjën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

PD ka bërë kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm të PD Enkelejd Alibeaj, është shprehur se 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan, duke shtuar se ky ishte një ligj i gatuar në errësirën e natës.

Mes tjerash ai shtoi se besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë

“25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”. Sot, mediat BIRN dhe INA, kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim). Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO.

Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?