Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë të premten, thonë zyrtarët
Bombardimet izraelite në shtëpitë dhe ndërtesat e Rripit të Gazës kanë vrarë rreth 100 njerëz, sipas zyrtarëve shëndetësorë në këtë enklavë, pasi luftimet rifilluan të premten pak minuta pasi skadoi marrëveshja e armëpushimit.
Izraeli e ka akuzuar Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – për shkeljen e armëpushimit, derisa Hamasi e ka akuzuar Izraelin, duke thënë se ai nuk i pranoi ofertat për lirimin e më shumë pengjeve.
Katari, ndërmjetësuesi i tyre, tha se përpjekjet po vazhdojnë për ta ripërtërirë armëpushimin, sipas të cilit Izraeli i pati ndërprerë shumicën e veprimeve ushtarake në Gazë dhe liroi të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe adoleshentë, në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Mbi 100 pengje u liruan gjatë armëpushimit njëjavor, shumica e të cilëve dukeshin mirë fizikisht por të tronditur.
Izraeli thotë se 115 burra, 20 gra dhe dy fëmijë janë ende duke u mbajtur rob në Gazë.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng