Mbi 14 mijë gjoba, 11 shoferë në pranga – Policia rrugore publikon bilancin e javës

11 Maj 2026 | 20:38

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka publikuar bilancin e masave dhe procedimeve të kryera gjatë periudhës 4–10 maj 2026, ku rezulton se janë vendosur gjithsej 14 341 masa administrative dhe janë ndjekur dhjetëra ngjarje penale që lidhen me shkeljet e qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave zyrtare, 5 154 masa janë vendosur për sigurinë rrugore, ndërsa 9 189 masa kanë qenë për ndalim, pushim dhe qëndrim të gabuar të automjeteve.

Policia bën me dije se janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike. Nga këta, 11 raste janë proceduar me arrest, 1 rast në gjendje të lirë dhe 34 raste janë trajtuar administrativisht.

Gjithashtu:

139 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pozicionim të gabuar në korsitë e ngadalësimit;

319 masa janë vendosur për përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit;

401 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

1 251 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse.

Në total janë bllokuar 65 mjete, nga të cilat:

43 mjete janë hequr me karrotrec për parkim të gabuar;

8 mjete për mungesë dokumentacioni;

5 mjete për gjoba të palikuiduara;

2 mjete me targa të huaja për verifikim;

6 mjete janë sekuestruar si provë materiale;

1 mjet është ndaluar administrativisht për 2 muaj.

Sa i përket ngjarjeve penale, Policia Rrugore ka ndjekur 34 raste.

Për nenin 290 të Kodit Penal, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, janë kryer veprime proceduriale për 15 ngjarje në gjendje të lirë.

Ndërkohë:

3 raste lidhen me nenin 273 të Kodit Penal, “Largim nga vendi i aksidentit”, ku 2 autorë janë identifikuar;

1 rast për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”;

1 rast për “Drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike”;

2 raste me arrest për plagosje të rëndë sipas nenit 290/2;

12 raste me arrest për drejtim automjeti në gjendje të dehur;

5 raste për drejtim mjeti pa leje drejtimi, ku 2 persona janë arrestuar dhe 3 proceduar në gjendje të lirë;

1 rast është proceduar për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 244 të Kodit Penal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026