Mbi 15 mijë gjoba në një javë nga Policia e Shtetit
Policia e Shtetit në buletinin e performacës së saj javore, ka bërë publike të dhënat e veprimtarisë së saj në forcimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë publike.
Policia thotë se ka arrestuar 124 persona gjatë 7 ditëve të fundit. Nga këta 97 janë shoferë automjetesh të kapur në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Policia thotë se vetëm në një javë janë vendosur 15.635 masa administrative.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 40 raste.
Nga kontrolli i territorit, duke përdorur dhe dronë, janë sekuestruar 320 bimë narkotike si dhe janë sekuestruar 20 kg kanabis.
Për armëmbajtjen pa leje, janë sekuestruar 5 armë zjarri, 7 armë gjahu, 1 armë sportive dhe 3 thika.
Vetëm në Tiranë, gjatë vitit 2021 janë vendosur rreth 400 mijë gjoba për parkime të gabuara.
Nga këto, 329.225 gjoba janë vendosur nga policia bashkiake, ndërsa 60.622 nga Policia Rrugore (Policia e Shtetit).
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit