Mbi 200 të plagosur nga tërmeti në Filipine, shkon në 12 numri i viktimave
Momente paniku është regjistruar në Filipine. Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ra të hënën në mëngjes pranë një qyteti me 720,000 banorë në jug të vendit.
Të paktën 12 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Disa ndërtesa u shembën dhe u lëshuan paralajmërime për cunami si për Filipinet ashtu edhe për vendet përreth.
Epiqendra ishte e vendosur në ishullin e dytë më të madh në arkipelag, vetëm 10 kilometra i thellë, që do të thotë se vala goditëse u ndje jashtëzakonisht e dhunshme. Tërmeti fillestar u pasua nga lëkundje të shumta pasuese, disa me magnitudë mbi 6 ballë.
Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor tha se kërcënimi i cunamit kishte kaluar kryesisht rreth pesë orë pasi tërmeti goditi rajonin jugor të ishullit Mindanao. Nuk pati raportime për dëme ose viktima nga cunami, tha Teresito Bacolcol, drejtor i Institutit Filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
“Është një tërmet i madh dhe presim dëme,nga imazhet video që kemi parë, duket sikur ka tashmë disa ndërtesa të dëmtuara”, tha Bacolcol për Associated Press.
Tërmeti më i fortë që ka goditur Filipinet këtë vit e kishte epiqendrën në det, në një thellësi prej 33 kilometrash, rreth 32 kilometra në jugperëndim të qytetit të Maasim, në provincën Sarangani, sipas institutit filipinas.
Në tetor të vitit 2025, një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Filipinet jugore .
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona