“Mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur më parë”- Kriteret për nënat surrogato në Shqipëri
Minsitria e Shëndetësisë dhe çështjeve sociale ka hedhur për konsultim projektligjin “për shëndetin seksual dhe riprodhues” proces i cili do të mbyllet më 16 maj. E nëse ky draft ligjor do të marr konsesus nga komisionet e deri në parlament, pritet që t’i hapë rrugë ligjërimit të nënave surrogate.
Shtatzënia surrogative bëhet në bazë të një marrëveshje me shkrim midis gruas që dëshiron të ketë një fëmijë, por që ndodhet në kushtet e pamundësisë mjekësore, dhe gruas që do të bartë fetusin në mitrën e saj dhe do të lindë fëmijën për llogari të së parës.
Ekspertët e shëndetësisë kanë përcakuar kritert për gratë që mund të sjellin në jetë fëmijë nëpërmjet nënave surrogate.
“Gruaja që dëshiron të ketë një fëmijë, duhet të jetë infertile ose ta ketë të pamundur të ketë nje shtatzeni në trupin e saj për arsye anatomike, mjekësore ose të një risku të lartë për shëndetin e saj, në rast se mbetet shtatzënë”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë.
Paralel kritere ka dhe për nënat zëvendësuese apo surrogato.
“Gruaja zëvendesuese (surrogate) nuk duhet të përdorë vezët e saj për arritjen e shtatzënisë. Nëna surrogate duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur të paktën një fëmijë”, deklaroi ministrja.
Draft ligji përcakton se fëmijët e lindur sipas teknikës së riprodhimit mjekësor të asistuar nëpërmjet shtatzënisë surrogate, i nënshtrohen dispozitave të Kodit të Familjes për birësimin surrogativ. Por eskpertët kanë parashikuar edhe gjoba një million lekë për shkeljen e këtij ligji.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit