Gjinekologu: Sot fëmija mund të porositet, zgjidhet nëna surrogate

20 Dhjetor 2022 | 07:25

Mjeku gjinekolog Rustem Celami thotë se në ditët e sotme fëmija mund të porositet duke zgjedhur nënën surrogate, e cila do ta mbajë për 9 muaj, teksa gjenet do të jenë të prindërve të fëmijës.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Celami u shpreh se kjo është e lejuar në shumë vende të botës.

“Unë nuk mund të them a do abuzohet teknikisht. Normalisht do ketë diferenca dhe me shkencat. Eksperimentet apo provat e kanë të pamundur që të jenë në rigorozitet absolut, megjithëse ka rregulla strikte. Janë faktorët, përveçse është faktori që duam ne, ne sot jemi në teknologjinë 5G. Dhe në realitetin e sotëm zgjedh shumë gjëra.

Sot mund të zgjedhim, ne kemi surrogacinë, nënën që, si të thuash merret me qira, paguhet për të mbajtur foshnjen për 9 muaj, është me kontratë ligjore. Po merr ushqimin prej asaj nëne. Gjenet janë të çiftit që e porosit. Fëmija sot porositet. Shumë vende të botës e kanë të lejuar surrogacinë. Kemi Greqinë që e ka lejuar me ligj; ka edhe vende të tjera që e kanë lejuar”, theksoi ai.

Studiuesi dhe shkencëtari Hashem AlGhaili ka njoftuar se së shpejti do të kemi edhe bebe artificiale dhe këtë gjë do ta mundësojë laboratori Ectolife. Bioteknologu në Gjermani po zhvillon strukturën e parë të mitrës artificiale në botë dhe kjo ju lejon të zgjidhni karakteristikat e foshnjës nga një menu.

Laboratori EctoLife dhe të jetë në gjendje të rrisë 30,000 foshnja në vit dhe thuhet se bazohet në mbi pesëdhjetë vjet kërkime shkencore novatore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024