Mbi 30 të vrarë në “El Oro”, burgu famëkeq i Ekuadori kthehet në varrezë

10 Nëntor 2025 | 19:51

Të paktën 31 të dënuar janë gjetur të vdekur në një burg në jug të Ekuadorit, 27 prej të cilëve të varur në litar.

Viktimat u regjistruan si pasojë e një lufte mes bandave rivale në burgun El Oro, në qytetin Maçala, që shpërtheu ditën e diel.

Si pasojë e akteve të dhunës, 30 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Oficerët e sigurisë, të cilët hynë në burg disa orë më vonë gjetën fillimisht 4 të vrarë dhe më pas të tjerët që ishin varur në katin e tretë të godinës.

Burgjet e tejmbushura të Ekuadorit janë kthyer në skena të përleshjeve të dhunshme të bandave, që në vitet e fundit kanë lënë disa qindra të vdekur.

Shërbimi i burgjeve të vendit njoftoi se përplasjet ishin shkaktuar nga planet e autoriteteve për të zhvendosur disa nga të dënuarit në një burg të ri.

Më herët gjatë vitit, qeveria e presidentit Daniel Noboa njoftoi ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë së lartë në provincën Santa Elena.

Struktura në fjalë, e quajtur “El Encuentro”, pritet të hapet nga fundi i muajit dhe do të ketë të gjitha pajisjet e fundit të sigurisë.

Bandat e burgjeve luajnë prej vitesh një rol kyç në rritjen e kriminalitetit të dhunshëm në Ekuador dhe dy prej tyre, Los Lobos dhe Los Choneros, u shpallën organizata terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit në shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026